Aplikacion
Roma-Feyenoord, po luhet aktualisht në “Air Albania Stadium”, për finalen e Conference League.
Ashtu siç ndodh gjithmonë, futbolli bashkon njerëzit, madje shpesh edhe armiqtë.
Ka qenë pikërisht kjo finale e cila ka bërë bashkë pas shumë kohësh kryeministrin Edi Rama dhe presidentin e Republikës Ilir Meta, të cilët ndodhen në tribunën qendrore sëbashku për të ndjekur ndeshjen.
Të pranishëm në tribunë janë gjithashtu edhe legjenda e futbollit Francesco Totti, Zvonomir Boban, Lorik Cana, kreu i UEFA-s Ceferin si dhe mjaft personalitete të njohur.