zoom

Sport

Finalja e Champions/ Mbrojtësi i Dortmund beson te fitorja ndaj Realit: S’ka gjë më të madhe…!

Vetëm pak orë na ndajnë nga finalja e madhe e Champions League, në “Wembley” të Londrës, mes Borusia Dortmund dhe Real Madrid.

Nico Schlotterbeck, mbrojtësi i Dortmund u shfaq optimist para finales së Champions League ndaj Real Madrid.

“Sigurisht që mendoj se mund të fitojmë sot. Kjo është Liga e Kampionëve dhe, po, Madridi është kundërshtari përfundimtar. Nuk ka asgjë më të madhe se Madridi, por nëse nuk do të mendoja se mund të fitojmë, nuk do të kishim ardhur këtu” , tha Schlotterbeck. /ZOOM.AL/