zoom

Të gjitha

Jason Mamoa së shpejti “ylli” kryesor i “Minecraft”

Aktori Jason Momoa është në bisedime e për t’u angazhuar me rol në filmin e ardhshëm “Minecraft”. Ylli i filmave aksion është në përfundim të marrëveshjes për ta portretizuar rolin kryesor në projektin e ri të studios “Warner Bros”.

“Minecraft” është një videolojë shumë e popullarizuar, e cila doli në treg në vitin 2011, dhe brenda vetëm disa vjetëve i arriti më shumë se 100 milionë përdorues. Filmi i ardhshëm i bazuar në këtë videolojë pritet të realizohet nga regjisori, Jared Hess, i njohur për projektin e vitit 2004, “Napoleon Dynamite”. Kurse Mary Parent dhe Roy Lee nga filmi “Dune” do të shërbejnë si producentë ekzekutivë.

Natyrisht, Jason Momoa shquhet si aktor që mund të luajë në çfarëdo filmi. Fillimisht ai u bë i famshëm për rolin e tij në serialin “Baywatch”, për ta vazhduar karrierën me projekte të suksesshme televizive, si “Stargate: Atlantis”, “Game of Thrones” dhe “See”. Por, suksesin më të madh e arriti me t’u angazhuar në filmin e regjisorit Zack Snyder, “Justice League”, ku e portretizoi superheroin e famshëm Aquaman. Tutje ai u bë pjesë e kastës së aktorëve yje të filmit “Dune”, dhe në mars të vitit 2023 pritet të lansohet filmi i dytë “Aquaman”.

Momoa më në fund po i bashkohet edhe kastës së aktorëve të filmit, “Fast & Furious”, në vazhdimin e dhjetë të tij./L.K

/Zoom.al