zoom

Aktualitet

Ç’ndodhi? Panik në Elbasan! Dy fuoristrada breshëri ndaj policisë, skena që frikësoi qytetarët

Një skenë reale filmi, e përballjes së bandave me policinë ka shkaktuar panik te qytetarët në Elbasan.

Edhe pse nuk bëhej fjalë për një ngjarje kriminale, por për disa xhirime, filmi aksion në mes të qytetit i ka zënë të papërgatitur qytetarët.

Në pamje shihen 3 makina të policisë, ndërsa një “fuoristradë” e zezë u vjen përballë dhe aty plasin të shtënat. Përplasjes u bashkohet një makinë e tretë.

Skena të tilla, fatkeqësisht nuk janë të panjohura edhe në jetën reale për qytetarët e Elbasanit, një prej qyteteve me kriminalitetin më të lartë në vend.