zoom

Lajme

Fifi ngre dyshime të forta ndaj festivalit të RTSH-së: Do marr pjesë vetëm nëse…

Këngëtarja shqiptare e njohur si Fifi dhe kolegu i saj Young Zerka, ishin sot në “Wake Up” për të promovuar “Kameleon”.

Ata treguan se kanë treguar vëmendje të madhe për realizimin e të gjitha këngëve, pasi nuk donin që të bënin një super hit dhe këngët e tjera të ishin thjesht mbushëse. Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk u shpëtoi pyetjeve pikante

Fifi u pyet nëse do të merrte pjesë në Festivalin e RTSH-së. Ajo tha se “ka marrë njëherë pjesë dhe e nxorën si të mos kishte marrë pjesë”. Më tej, ajo shprehu qartë pakënaqësinë ndaj Festivalit të RTSH, duke thënë se do të merrte pjesë vetëm nëse mbahet në Kosovë, ose nëse ndryshon mentaliteti i përzgjedhjes dhe gjykimit të këngëve.

“Nëse bëhet në Kosovë, po! Nëse bëhet në Kosovë! Nëse hiqet ai mentaliteti që duhet të shkosh me një këngë përrallore, dramatike, po, atëherë edhe mundet. Eurovizioni është një festival shumë europian, me muzikë shumë europiane, me muzikë shumë të mirë…”.

Fifi konfirmoi me heshtje fjalinë e gazetarit Blendi Salaj, i cili tha se ky është një qëndrim që Fifi po mban ndaj festivalit të RTSH-së. /ZOOM.AL/