zoom

Bota

Fetusi i motrës binjake rritej brenda kafkës së saj, 1-vjeçarja humb jetën nga sindroma e rrallë

Një vajzë 1-vjeçare ndërroi jetë vetëm pak ditë pasi mjekët zbuluan se në kafkën e saj po zhvillohej motra e saj binjake. Fëmija u shtrua në spital për shkak të kafkës së zmadhuar dhe pamundësisë për të ndenjur ulur ose të ngrihej në këmbë, shkruan The Sun.

Veç kësaj, ajo kishte vonesa në lëvizjet motorike dhe në të folur sepse e vetmja fjalë që mund të shqiptonte ishte “mami”.

Megjithëse gjatësia e saj ishte rreth 70 cm, perimetri i kokës ishte 56.6 cm.

 

 

Grafitë treguan se simptomat ishin të shkaktuara nga një fetus 18 cm që rritej në trurin e saj të cilit i ishin zhvilluar shtylla kurrizore, organet dhe gishtërinjtë. Neurokirurgët ia dolën ta hiqnin nga kafka, por vetëm 12 ditë më vonë vogëlushja ndërroi jetë si pasojë e dëmtimit të rëndë në tru.

Sindroma e rrallë njihet si FIF ose fetus parazit i cili mund të ndodhë 1 në 500.000 lindje.