Aplikacion
20 konkurrentë, të dëgjuar dhe të padëgjuar më parë, do të na shoqërojnë në këtë fund vit.
“Duke pranuar që të jem në komisionin e pranimit të këngëve së bashku me kolegë të tjerë. Doja të sqaroja diçka që ne nuk dinim se kush këndonte realisht, nuk dinim se kush e kishte kompozua këngën. Sigurisht disa zëra edhe i njohim por edhe disa zëra shumë të njohur kanë ngelur jashtë këtij festivali”, tha Ardit Gjebrea, moderator i Festivalit.
Festivali mbush 60 vjeç që nga realizimi i tij i parë, dhe në këtë vit jubile surprizat nuk do të mungojnë. I ndarë në tre net, do të nisë me 27 dhjetor dhe do të mbyllet me 29, ku patjetër një moment i rëndësishëm do të jetë edhe ai i rikthimi të emocioneve të festivaleve të kaluara.
“Meqenëse është festivali i 60-të është edhe jubile, sigurisht na privon edhe nga gjendja e pandemisë dhe shumë gjëra të tjera por ne do mundohemi të realizojmë gjërat më të mira”, tha Martin Leka, drejtor i festivalit.
Kur flasim për festivalin sigurisht që mendja na shkon tek artistët dhe këngët e tyre, për të cilat drejtori artistik Elton Deda i konsideron të arrira, dhe të larmishme.
“Jam shumë i kënaqur që këtë vit e kemi goxha te larmishëm festivalin sepse janë shumë këngë të mira në garë, ka emra shumë të mirë edhe të këngëtarve me shumë potencial”, tha Deda.
Moderimi për tre net i është besuar Xhemi Shehut, Jonida Maliqit, Isli Islamit, Klevi Kadillit dhe në natën e dytë do të jetë edhe Ardit Gjebrea,.
Ndryshe nga viti i kaluar, festivali i këngës këtë vit do të kthehet në Pallatin e Koncerteve. / Euronews.al