Aplikacion
Protagonist absolut ishte sulmuesi Redon Xhixha, i cili shënoi një tregolësh duke u ngjitur në kuotën e 10 goalve në këtë sezon me Tiranën. Statistikat e tij janë të jashtëzakonshme.
Loja nisi mirë për Laçin, që kaloi në epërsi me kapitenin Mentor Mazrekaj në minutën e 22’.
Festa nuk zgjati as 30 sekonda, sepse Tirana barazoi menjëherë me Xhixhën. Sulmuesi bardheblu kaloi në avantazh vendasit në minutën e 37 dhe kjo pjesë u mbyll me Tiranën 2-1.
Në pjesën e dytë Laçi vendosi ekulibrin me Borysiuk në minutën e 63’ me penallti, por Tirana kalon sërish në avantazh me sulmuesin Xhixha që ndez stadiumin duke realizuar në minutën e 75’.
Kur të gjithë prisnin vërshëllimën e arbitrit, Mazrekaj ndëshkon bardheblutë me një perlë nga goditja e dënimit për 3-3.
Ndeshja tjetër mes Erzenit dhe Egnatias zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana”, u mbyll në barazim pa gola, 0-0. /zoom.al/