Aplikacion
Efektivët do të jenë me shërbim jo vetëm në sheshet festive, por edhe në disa akse për parandalimin e aksidenteve.
“Do të ketë shërbime të organizuar në akset rrugore nga policia rrugore, nga strukturat e policisë së rendit, Forcat Kombëtare të Sigurisë, të cilat do të ndihmojnë për lëvizjen e qarkullimit e mjeteve. Do të kemi shërbime të organizuara në sheshe, në vendet që kanë përcaktuar bashkitë për organizimin e festimeve, por edhe në vend të improvizuara që mund të përdoren nga qytetarët ku do të garantojmë shërbim të pandërprerë dhe një garanci për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen.”- tha Agron Çeli, Drejtor i rendit Publik.
Më shumë prani policore do të ketë në afërsi të lokaleve të natës, vende ku pritet që të ketë një fluks të qytetarëve që zgjedhin të fesojnë jashtë shtëpisë.
Policia ka shtuar dhe sportelet në pikat kufitare për të mos krijuar rradhë të gjata.
Uniformat blu do të jetë në gadishmëri të plotë deri në ditët e para të janarit.