zoom

Aktualitet

Festë në familjen e Berishës, nuk mungon urimi special i Ilir Metës

Në familjen e ish-kryeministrit Sali Berisha ka festë.

Bashkëshortja e tij, Liri Berisha feston ditëlindjen e saj të 76.

Vetë Berisha bëri një urim të ngrohtë për të në rrjetet sociale.

“Miq, sot kryefesta jonë familjare! Ne festojmë ditën më të shënuar, ditëlindjen e Lilit dhe të krijimit të familjes tonë! Gëzuar Lili. Përqafime!❤️”, shkruajti Sali Berisha në “Facebook”.

Por në këtë ditë festive për familjen Berisha nuk mungoi as urimi i kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, aleat në politikë i ish-kryeministrit.

“Urimet më të përzemërta me rastin e ditëlindjes për zonjën fisnike Liri Berisha, humaniste dhe misionare e jashtëzakonshme që meriton mirënjohjen dhe vlerësimet më të larta për përkushtimin, sakrificën dhe përpjekjet e palodhura në ndihmë të fëmijëve me autizëm në Shqipëri!

Edhe 100 vite të reja të lumtura, plot shëndet e mbarësi për të dhe familjen e saj!”, ishte urimi i Metës për Liri Berishën.