zoom

Politikë

Festa e Amerikës, Ilir Meta nuk i ndahet Yuri Kim, i shpeton “Non Gratës”

Ambasada amerikane organizoi sot pasdite pritjen ne Pallatin e Brigadave me rastin e festes se 4 korrikut, dites se Pavaresise se SHBA-se.

Per shkak se kete vit shenohet edhe 100-vjetori I ri marrëdhenieve mes SHBA-ve dhe Shqipërisë, ambasada amerikane mendoi që ta organizonte feste te madhe dhe jo ne seline e saj diplomatike.

Festa ka pasur shumë të ftuar dhe ne mesin e tyre eshte presidenti Ilir Meta. Presidenti ne detyre duket se ka qene nder te ftuarit VIP.

Ne foton e siguruar nga ZOOM.al, vihet re Meta eshte ne krah te ambasadores amerikane Yuri Kim.
presidenti prej kohësh duket se I ka shkrirë akujt me SHBA-ne pas nje konflikti te forte që ka pasur para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Madje u perfol si nje zyrtar që është në listën e pritjes së personave “non gratave”. Ai nuk ngurronte një vit më parë të sulmonte hapur ambasadoren e SHBA-së.

Pas një vit Meta me qëndrimet më të zbutura ndaj SHBA dhe ndaj diplomates. Amerikane, duket se ka fituar një lloj afrimi me SHBA, e kjo të paktën në nivelin e kontakteve me ambasadoren. Duket se i ka “shpëtuar” shpalljes “non grata”, pasi këtë periudhe është i pranishëm në aktivitete të rëndësishme ku organizohen nga Ambasada e SHBA.

Pak javë më parë ai morri pjesë në pritjen e organizuar nga ambasadorja Yuri Kim me ministrat e Jashtëm të Shqipërisë, ndërsa një ditë më parë ishte në një të tjerëq aktivitet të organizuar nga Ambasada Amerikane.