zoom

Stil

Fero i dëshpëruar: Nuk më lejojnë të takoj vajzën më shumë se 3 orë në javë

Ish-reperi Fero është i dëshpëruar për të takuar vajzën që ai ka me Arbenitën.

Këtë dëshpërim ai e tregon në mënyrë të vazhdueshme në rrjetet sociale, ku së fundmi është shprehur se që pas ndarjes nga Arbenita, nuk i lejohet ta takojë vajzën më shumë se 3 orë në javë. Për këtë, Fero bën me faj sistemin e drejtësisë në Kosovë.

Fero i drejtohet të bijës duke i thënë se si në burg, edhe tani i lirë e sheh përmes fotografive.

Por Arbenita e kundërshton Feron në deklaratat e tij, duke treguar se ish-reperi ka qëndruar me vajzën më shumë se 3 orë në javë.

Po ashtu, ajo pretendon se Fero e shqetëson me lutjet e vazhdueshme për rikthim dhe gjuhën e urrejtjes ndaj saj.