zoom

Stil

Fero bën deklaratën për nënën e tij: “Po të kisha mendtë që kam sot do e kisha futur në burg”

Fero njihet për deklaratat e tij që shkaktojnë shpesh polemika dhe e tillë ishte edhe deklarata e tij e fundit.

Reperi ka qenë në një video-live në TikTok me partneren e tij Arbenita Ismajli ku ka deklaruar se nëna e tij e ka rrahur atë kur ishte i vogël.

Gjatë ‘live’-t, reperi shprehet se po t’i ndodhte tani kjo gjë, ai do të e raportonte rastin në polici dhe do e dërgonte në burg.

“Po të tregoj drejt, mua nëna imë më ka rrahur. Dua t’ia nxjerr të palarat nënës sime tani. Mua më ka goditur njëherë me tigan, më ka nxirë syrin dhe ashtu kam shkuar në shkollë. Po ta dija tani, t’i kisha ato mend që kam tani kur kam qenë i vogël, do e kisha çuar në polici dhe e kisha futur në burg”.

Kjo vjen disa ditë pasi një video që shkaktoi polemika se ai ka ushtruar dhunë ndaj Arbenitës bëri xhiron e rrjetit. Në video që është bërë virale, të dy ndodhen në dhoma të ndryshme gjatë ‘live’ dhe mbrapa Arbenitës shihet që kalon një grua (nëna e Feros sipas fansave). Kjo nuk i ka pëlqyer Feros, i cili i tërheq vërejtën modeles që të mos dalin persona të tjerë në live.

Pasi Arbenita largohet nga ‘live’ i saj, reperi shihet i nervozuar teksa gjuan me diçka jashtë kamerës.

Nuk dihet nëse Arbenita ndodhej pranë tij në ato momente, megjithatë shumë persona në media sociale e kanë konsideruar si përdorim dhune ndaj modeles.