zoom

Bota

Fenomeni i rrallë që do të përjetojë Saharaja në ditët në vijim

Gjatë ditëve të para të shtatorit Saharaja pritet të përjetojë një ngjarje të rrallë meteorologjike.

sipas Severe Weather Europe, vendi më i thatë në Tokë pritet të përfshihet nga reshjet e shiut.

“Një pjesë e madhe e Saharasë do të ketë mbi 500% të reshjeve normale mujore në ditët e fundit të gushtit dhe fillimit të shtatorit”, kanë parashikuar meteorologët.

Ky konsiderohet si një fenomen i rrallë për Saharanë, që zakonisht gjatë vitit nuk përjeton reshje shiu.