zoom

Sport

“Fëmijët” e Barcelonës shpërdorojnë pa fund, Bilbao shkon në gjysmëfinalen e Kupës

Athletico Bilbao është kualifikuar për në gjysmëfinale të Copa del Rey, pasi mundi 4-2 Barcelonën, në një betejë që zgjati 120 minuta në San Mames.

Skuadra nga Bilbao befasoi të besuarit e Xavit që në minutën e parë, me anë të Guruzeta. Gjithsesi, katalanasit gjetën forcën për të reaguar dhe përmbysën gjithçka që në pjesën e parë.

Lewandowski barazoi shifrat në minutën e 26-të, përpara se Yamal të “firmoste” për 1-2. Skuadra e Valverdes u fut me shumë dëshirë në pjesën e dytë dhe u kundërpërgjigj me mbrojtësin spanjoll, Oihan Sancet.

Në shtesë, Bilbao i dha goditje fatale kundërshtarit falë golave të Inaki Williams dhe Nico Williams.

Ra në sy fakti se Barcelona kishte 3 raste të pastra për të kaluar në avantazh dhe kualifikuar, por “fëmija” Jamal nuk arriti dot ta shtynte asnjëherë topin në rrjetë, edhe pse pa portier. Dhe kjo u kthye në ndëshkim në lojën shtesë.

Mallorca e Vedat Muriqit u kualifikua gjithashtu në gjysmëfinale, një arritje që mungonte prej 15 vitesh, Muriqi me shokë mundën 3-2 Gironan, në një sfidë spektakolare.

Related Posts

None found