zoom

Lajme

Federata Shqiptare e Futbollit shpall më të mirët për 2024

Federata Shqiptare e Futbollit nderoi më të mirët e vitit 2024 në një mbrëmje Gala enkas për këtë qëllim, organizuar në Teatrin e Operas dhe Baletit.

Gjatë edicionit të 3 të “Topit të Artë” u dhanë 9 çmime dhe u shpall Formacioni më i mirë në prani të shumë të ftuarve, personalitete, trainerë dhe futbollistë nga vendi si dhe të ftuar të njohur nga Bota. Mbrëmjen Gala e përshëndetën edhe drejtuesit më të lartë të futbollit europian dhe botëror. Presidentët Ceferin (UEFA) dhe Infantino (FIFA). Ndërsa Gaizka Mendieta ishte i ftuari special që dha trofen e më të mirit të vitit. Këta ishin fituesit e shpallur një mbrëmje më parë në Teatrin e Operas dhe Baletit në kryeqytet:

Trofeun e “Topit të Artë” për meshkuj e fitoi Bekim Balaj (Vllaznia). “Topin e Artë” për femra e meritoi Ezmiralda Franja (Vllaznia). “Lojtari më i Mirë” i Kombëtares (votuar nga vetë futbollistët) u shpall kapiteni Berat Gjimshiti (Atalanta)

“Talenti i Vitit” për meshkuj u shpall Ermir Rashica (Skënderbeu). “Talentja e Vitit” për femra u shpall Xhesika Ndoj (Apolonia). Ndërsa Ylber Ramadani u votua nga shokët e tij në Kombëtare dhe stafi teknik i saj si “Zemra Kuqezi”.

Edlir Tetova (Egnatia) u shpall “Traineri i Vitit”. Për atë cka ka bërë në fushë, Bekim Balaj fitoi “Këpucën e Artë” ndërsa për drejtësinë e vendosur, Juxhin Xhaja u shpall “Arbitri i Vitit.

Gjithashtu u shpall edhe Formacioni më i mirë:
Alen Sherri (portier), Edison Ndreca (mbrojtës i majtë), Renato Malota (qendërmbrojtës), Arbenit Xhemajli (qendërmbrojtës), Arsid Kruja (mbrojtës i djathtë), Arinaldo Rrapaj (mesfushor i majtë), Albano Aleksi (mesfushor qendre), Arbin Zejnullai (mesfushor i djathtë), Ermir Rashica (sulmues i majtë), Bekim Balaj (sulmues qendre) dhe Baton Zabërgja (sulmues i djathtë).

Postime të lidhura