Aplikacion
Madje kryeministri shpërtheu në ofendime anglisht duke thënë “fuck u, fuck u” përpara se të fikte kamerën duke e përplasur.
View this post on Instagram
Në një video në rrjetet sociale, Rama komentoi sjelljen e tij duke u shprehur se “është momenti që i bien kokës me grushte kur skuadra nuk bën golin dhe nga ana tjetër, mu kujtua oguri i mirë i asaj sëpatës”. Kryeministri shtoi se edhe video me sëpatë iu nxor për t’u thënë shqiptarëve se është i rrezishëm.
Ky është reagimi i dytë lidhur me sjelljen e tij të pahijshme, ku më herët argumentoi se e gjitha ndodhi prej shkakut se është natyrë pasionante.
“Më vjen shumë mirë që ka mbetur në Instagram ai moment sepse është momenti që ndan kush është këtu me shpirt, kush është këtu me zemër, kush është këtu i gjithi njësoj si ata trajnerët tek vija e bardhë që nxisin skuadrën, që luftojnë për skuadrën, që i bien kokës me grushte kur skuadra nuk bën golin dhe nga ana tjetër, mu kujtua oguri i mirë i asaj sëpatës.
Kështu ma nxorën dhe sëpatën për t’ju thënë shqiptarëve “Shikoni se ky është i rrezikshëm, mos votoni këtë”.
Por shqiptarët jua dhanë përgjigjen.
Rrofshi që e nxorët këtë se këtu kush nuk nxehet me telefonin por këtu nuk është punë telefoni, këtu është punë pasioni për Shqipërinë, për drejtësinë, për demokracinë dhe për Europën këtu në Shqipëri”, deklaroi ai.
View this post on Instagram
“The Telegraph”: Ëndrra e Trump për betonizimin e Gazës, ka nisur të bëhet realitet në Shqipëri