zoom

Lajme

Fati i Berishës dhe Malltezit, shtyhet seanca paraprake në GJKKO, avokati Gjokutaj jep arsyet

Gjykate Posaçme ka shkelur afatet për njoftimin e seancës paraprake dhe për këtë arsye u shty edhe seanca e sotme.

Ishte avokati Genci Gjokutaj i cili deklaroi se, seanca është shtyrë për në datën 25 nëntor ora 12:00, edhe për shkak të volumit të madh të dosjes.

Gjokutaj u shpreh se seanca paraprake është caktuar para 10 ditëshit që mbrojtja ka në dispozicion për të shqyrtuar aktet.

Në seancën paraprake, gjyqtare e së cilës është Flojera Davidhi, vendoset nëse çështja do të shkojë për gjykim, dosja do të kthehet pas ose do të pushohet çështja.