zoom

Stil

“Fantomas, këllirë!”/ Blendi Fevziu i kundërpërgjigjet Arjan Çanit

Dy ish-miqtë gazetarë, moderatorë, Arian Çani dhe Blendi Fevziu duket se kanë pasur një përplasje të fortë me njëri-tjetrin dhe tani, jo vetëm që nuk ka më komunikim mes tyre, por ka edhe ofendime në studio live.

Ka qenë Arian Çani kohë më parë që ka shpërthyer ndaj Blendi Fevziut, të cilin e ka quajtur “një mortje”. E gjitha ka ndodhur në studion e emisionit “Të paekspozuarit”, që drejtohet nga Ylli Rakipi. Çani nuk përmendi emër, por u kuptua qartë që e kishte për Fevziun, pas bisedës me Rakipin.

Biseda:

Çani: O zoti Ylli kije pak mendjen këtu, se unë pak marr telefonin dhe ti bën namin

Rakipi: E kam me dikë që po më shkruante për këtë punë

Çani: Jam më i rëndësishëm se ai. Ti shikon kafshët dhe budallenjtë në ekranet e tjera që s’kanë fare lidhje me analizën, janë out. Si shikon fantomasët e ndyrë që na i shpifën

Rakipi: Kolegu ynë ka pyetur ambasadoren për paratë e pista

Çani: Po ç’koleg mo, ai është një mortje.

Sikur të mos mjaftonte kjo, Arjan Çani shpërtheu përsëri në rrjete sociale duke ofenduar ish-mikun e tij Blendi Fevziu, duke e quajtur ndër të tjera, “fantomas” dhe “këllirë”.

I ftuar në po të njëjtin emision “Të Paekspozuarit”, Fevziu zgjodhi ta injorojë moderatorin, duke u shprehur se nuk ka shqetësim dhe interes për njerëz që e shajnë dhe se komentet e tyre nuk ndryshojnë asgjë.

Ylli Rakipi: Do të pyes për një gjë interesante. Një kolegu ynë, që ka filluar të më shajë edhe mua nëpër mesazhe që u dërgon njerëzve, të ka sharë në facebook. Për Arjan Çanin e kam fjalën. Si ka mundësi? Di gjë ti?

Blendi Fevziu: Në përgjithësi jam i ftohtë ndaj komenteve. Nuk më bën përshtypje asgjë. Kam nja 4-5 njerëz, mendimi i të cilëve më intereson, që janë rreth i afërt. Nuk kam shqetësim për askënd që shan. Një periudhë kohe i ripostoja sharjet.

E dyta, është shoqëri e hapur. Përshembull, nëse une mendoj që je budalla, ndryshon gjë kjo?Ja ta zëmë se mendon ti se jam budalla, çfarë ndryshon kjo për mua?

Kjo është tipike e vendeve të vogla dhe shumë të limituara. Nuk më intereson. Realisht nuk më kushton askund.