zoom

Aktualitet

Familjarët kërkojnë lirimin e Edison Begajt: Dy fëmijët e mitur rrugëve

Familjarët e Edison Begajt, i cili u arrestua tre ditë më parë gjatë kontrolleve në lokale në forcat RENEA kërkojnë lirimin e tij.

Djali i xhaxhait të tij duke folur për mediat thotë se arrestimi është tendencioz dhe se ka lënë në rrugë dy fëmijë të mitur, pasi ai është i divorcuar nga bashkëshortja.

Ai thekson se Begaj nuk ka kryer asnjë krim, por se armën e mbante për vetëmbrojtje, pasi atentatori i tij vijon të jetë i lirë.

38-vjeçari Edison Begaj u plagos në hyrje të banesës së tij, në fshatin Kaninë. Autori, ende i paidentifikuar e ka pritur atë në këmbë afër banesës dhe më pas e qëlloi.

Plumbat e kapën Begajn në pjesën e poshtme të trupit, ndërsa për ngjarjen pistat e hetimit janë ajo e prishjes së pazareve të drogës ose një konflikt i kohëve të fundit që mund të ketë pasur 38-vjeçari.