zoom

Lajme

Familjarët e viktimave bllokojnë spitalin në Koçan: Nuk mund t’u bëni autopsi fëmijëve

Familjarët e viktimave të cilët humbën jetën pas zjarrit në një diskotekë në Koçanë, refuzojnë që trupat e të ndjerëve ti ushtrohen autopsisë.

Ata kanë bllokuar hyrje-daljet e spitalit kryesor në Koçan për të mos lejuar heqjen e trupave të fëmijëve të tyre që duhet të dërgohen për obduksion. Ata kanë bllokuar me makina rrugën, ndërsa janë shprehur se nuk mund të lejojnë që fëmijët e tyre të vriten për së dyti.

“Duhet të na vrisni ne që të bëni autopsi fëmijët tanë. Nuk mund ti vrisni për herë të dytë”,-janë shprehur prindërit e viktimave.

Më herët Ministri i Punëve të Brendshme të vendit kishte thënë se identifikimi i disa prej trupave që kishin opësuar djegie të rënda, mund të bëhej vetëm përmes autopsisë.

Një vajze e re shprehet për mediat se miq të saj kanë humbur jetën në zjarrin në diskotekë. Ajo tregon se njëri prej tyre ishte vetëm 14-vjeç, ndërsa shton se në diskotekë pas orës dy të natës mund të futej kushdo edhe nën moshën 18 vjeç.

“Shokë të mi kanë humbur jetën. Një nga miqtë e mi që vdiq ishe 14 vjeç. Mendoj se pas orës 2 të mëngjesit lejojnë të futen edhe pas moshës.

Postime të lidhura