zoom

Aktualitet

Familjarët e tragjedisë së Otrantos, para SPAK-ut: 8 prej tyre ende s’kanë varr

Familjarët të cilët kanë humbur të afëmit në tragjedinë e Otrantos, kërkojnë para SPAK-ut që të zbardhjet çështja.

Një nga familjarët tha se kërkojnë që personat përgjegjës të vihen përpara drejtësisë, teksa hodhi akuza se ne këtë çështje janë përfshirë punonjës së policisë së Shtetit.

“Në trafikun njerëzor të asaj tragjedie janë përfshirë dhe punonjës punonjës policie. Na i kanë marrë nga Shkodra na i kanë çuar atje. Nga SPAK kërkojmë zbardhjen e çështjes. Ne jemi në dijeni kemi hapur disa çështje te Prokuroria e Vlorës, por ka qenë e korruptuar. Nuk u bë operacioni i kërkim-shpëtimit. Kemi drejtuar kallëzim në SPAK. E kemi çuar në gjykatën e Apelit. Nuk është hetuar asnjëherë si çështje. Kërkojmë që para drejtësisë të vihen përgjegjësit”, tha njëri nga familjarët.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë tronditi familjet shkodrane në fillimet e vitit 2004. Më 9 janar, një gomone u mbyt në ujërat e kanalit të Otrantos, ndërsa udhëtonte nga Shqipëria drejt Italisë dhe për pasojë gjetën vdekjen 21 persona dhe 7 të tjerë rezultuan të humbur.