zoom

Lajme

Falja e gjobave/ Berisha: Ligji i blofit! PD do t’i kthejë qytetarëve paratë që kanë paguar

Ish-kryeministri Sali Berisha e konsideron ligjin e faljes së gjobave për ndërtimet pa leje në zonat rurale si “ligjin e blofit” .

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, Sali Berisha u shpreh se kur PD të vijë në pushtet do t’i kthejë qytetarëve të gjitha paratë që i kanë paguar në formën e gjobave.

“Ligji i blofit ishte ligji i faljes së gjobave që nuk janë gjoba. Asgjë gjobë e vendosur bazuar në atë nen të rrëzuar nga GJK jo vetëm që nuk mund të kërkohet, por detyrohet shteti që t’ia riktheje. Garantoj se qeveria e PD do ti riktheje ato gjoba, qindarkë për qindarkë, kushdo që ka paguar gjobë sipas atij nenin do të marrë paratë mbrapsht”, tha Berisha.

Po ashtu, Sali Berisha tha se PD do të kërkojë që të falen të gjitha gjobat dhe kamatëvonesat që ekzistojnë për energjinë elektrike. Ndërsa u shpreh se në 100 ditët e para të qeverisë së PD do të bëjnë të mundur që energjia elektrike do të paguhet sipas rrogave dhe pensioneve.

“Ne do të kërkojmë faljen e të gjitha gjobave dhe kamatëvonesave që ekzistojnë për energjinë elektrike, për të gjitha shtresat në nevojë dhe bizneset e vogla. Pa përjashtim.

Në 100 ditë e para do përcaktohet kuadri i ri ligjor i pagesave të energjisë në përputhje me rrogat dhe pensionet”, tha ndër të tjera kreu i PD.

Postime të lidhura