Aplikacion
Shefi i KS Teuta, ishte i ftuar në studion e emisionit “Ora Sport“ në “Ora TV”, ku ka folur për tepër për këtë kompeticion të organizuar në Durrës, si dhe në fund ka listuar edhe arritjet e prekura nga sportistët e klubit që ai drejton.
“Unë jam pjesë e Federatës së Peshëngritjes, jam anëtar i Komitetit Drejtues. Federata e Peshëngritjes e mori ekskluzivitetin për të organizuar këtë kompeticion shumë të rëndësishëm. Padyshim që pati kontributin e saj edhe Bashkia e Durrësit dhe Komiteti Olimpik. Të gjitha u bashkuan bashkë. Ishte një event sportiv shumë i arrirë. Pati rreth 700 pjesëmarrës. Kjo ishte një gjë shumë e mirë për qytetin e Durrësit.
Në ping-pong për femra dolëm për të 9-in vit rresht kampionë. Në basketboll dy vitet e fundit kemi dalë kampion, pastaj arritjen më të madhe kishim me finalen në Balkan Ligë. Nuk e ka arritur klub tjetër shqiptar basketbolli. Mundjen e kemi kampionë për të rinj dhe nënkampionë për të rritur”, tha Kreshnik Leka. /zoom.al/
CNN nxjerr të dhëna tronditëse: Shqipëria, e para në Evropë për numrin më të lartë të vrasjeve