Aplikacion
Ai është Berat Gjimshiti, që përballë do të ketë si për ironi një tjetë shqiptar të Kosovës, Granit Xhakën e Leverkursen, por që luan për kombëtaren e Zvicrës.
Bergamaskët, pas barazimit 1-1 me Marseille në ndeshjen e parë, në aktin e kthimit triumfuan 3-0. Lookman realizoi golin e parë në minutën e 30-të, ndërsa Ruggeri shënoi të dytin në minutën e 52-të. I 3t-i, mban firmën e Toure. Në këtë takim titullar ishte edhe Berat Gjimshiti për italianët, duke zhvilluar një lojë mjaft të mirë dhe mbajtur mbrojtjen solide.
Një biletë për në finale preu edhe Leverkusen. “Aspirinat”, pas suksesit 2-0 në ndeshjen e parë, u mjaftuan me barazim 2-2 ndaj Romës. Por me drithërima, sepse dopieta e Paredes ndezi shpresat e ekipit të De Rossit. Fatkeqësisht vetëm përkohësisht, pasi autogoli i Mancinit dhe goli i Stanisic vulosën një herë e mirë fatin e këtij takimi.
Finalja e Europa League, Atalanta-Leverkusen do të luhet me 22 maj.
Në Conference League, Olympiacos eliminoi Aston Villan me rezultatin 2-0 dhe atë të përgjithshëm 6-2. Në finale, grekët gjejnë italianët e Firorentinës.
UROPA LEAGUE:
Atalanta 3-0 Marseille
Leverkusen 2-2 Roma
Conference League:
Olympiacos 1-0 Aston Villa
/ZOOM.AL/