zoom

Slider

Euro2024/ Ktheu topin tek portieri, autogoli legjendar i Akaidin në sfidën Portugali-Turqi

Në ndeshjen fituese kundër Gjeorgjisë, Samet Akaidin ishte një nga golashënuesit më të mirë të Turqisë.

Sot, megjithatë, ai është një nga protagonistët negativë të skuadrës së tij në ndeshjen ndaj Portugalisë.

Në minutën e 28-të të ndeshjes, Akaidin pa pasur kundërshtar pranë tij në mënyrë të pashpjegueshme e ktheu topin te portieri Baydir, pa parë që ky i fundit ishte larguar nga porta, duke shënuar një autogol të pabesueshëm.

Pavarësisht një përpjekjeje të fundit për të ndaluar topin që rrokulliset në rrjetë nga lojtari i Djajve të Kuq, Portugalia dyfishoi epërsinë e saj.