Aplikacion
Rezerva Federale në SHBA ka sinjalizuar se do të ngadalësojë hapin e rritjes së interesave. Për rrjedhojë euro është ngjitur pranë 1.09 në raport me dollarin amerikan. Anëtari i Këshillit Drejtues të BQE, Klaas Knot, tha se normat e interesit do të rriten edhe me 50 pikë bazë në takimet e shkurtit dhe marsit.
Ndërsa Rezerva Federale mund ta rrisë normën bazë të interesit me 25 pikë bazë në dy takimet e ardhshme, për ta çuar normën bazë të interesit në intervalin nga 4.75% deri në 5%.
Investitorët po presin edhe disa të dhëna që do të publikohen më vonë gjatë kësaj jave, që pritet të tregojnë një rënie të ndjeshme të kostove të energjisë.
Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin është rritur ndjeshëm gjatë fundjavës dhe po tregtohet në rreth 22,700 dollarë, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1640 dollarë.
Në Shqipëri, në tregun e këmbimit valutor 1 Euro shitet me 115.9 lekë dhe blihet me 116.5 lekë, duke shënuar një rënie në raport me javën e kaluar. Dollari shitet me 106.2 lekë dhe blihet me 107.4 lekë, po ashtu në rënie në raport me lekun.
Më poshtë, kursi i Këmbimit sipas Bankës së Shqipërisë. /Zoom.al
Vrasja e Lulzim Vishës! Arrestohet 37-vjeçari, iu gjet në banesë automatik me silenciator