Aplikacion
Ishte ish-gjyqtari italian, Roberto Rossetti, aktualisht presidenti i komisionit arbitrar të UEFA-s, i cili shpjegon për publikun edhe risitë sa i përket arbitrimit në këtë evropian.
“Gjyqtarët nuk do të kursehen më ndaj futbollistëve, të cilët do të protestojnë ndaj vendimeve të tyre. Ata mund të nxjerrin lehtësisht kartonin e verdhë, ndaj çdo lojtari që proteston”, theksoi Rossetti.
Ndërkohë risi do të jetë edhe shpjegimi i vendimeve të sistemit VAR. Nuk do të aplikohet formati i NBA, me gjyqtarin që komunikon në audio vendimin e sistemit VAR, por shpjegimi do të shfaqet në monitorët gjigand të çdo stadiumi, i cili do të mirëpres ekipet në Euro 2024.
Kombëtarja shqiptare e nis rrugëtimin mbrëmjen e së shtunës ndaj Italisë, kurse siparin e hapin nesër po në mbrëmje, vendasit e Gjermanisë, që do përballen me Skocinë. /ZOOM.AL/