Aplikacion
Sfida tjetër e Grupit B, Spanjë-Kroaci, prodhoi një përfundim që nuk shihej prej kohësh. Për herë të parë, që pas pas 2008 dhe 111 ndeshjesh, Spanja humbi një duel në lidhje me mbajtjen e topit, 54% në favor të Kroacisë.
Sipas “Corriere della Sera”, ky është fundi i tiki-taka së famshme, tani “Furia e Kuqe” është një tjetër skuadër, me vertikale, më agresive dhe më cinike. De La Fuente ka fshirë përfundimisht këtë filozofi loje që spanjollët e kthyen në art duke fituar 2 Evropiane dhe 1 Botëror.
Me kalimin e viteve, kjo strategji nisi të bëhej jo efikase, madje në Botërorin e Katarit, Spanja mbajti 77% topin përballë Marokut, por në fund u eliminuan. /ZOOM.AL/