Aplikacion
Ky detaj nuk mund t’i shpëtonte edhe mediave italiane, kjo edhe për një arsye të thjeshtë, Shqipëria është rivali i parë i Italisë në “Euro2024”.
Dy nga katër portierët luajnë në Itali, Berisha dhe Kastrati, ndërsa në mbrojtje gjejmë emra si Gjimshiti, Hysaj, Ismajli dhe Kumbulla. Ne mesfushë, Sylvinho ftoi edhe lojtarë si Asllani, Medon Berisha, Nedim Bajrami dhe Ylber Ramadani, duke e dërguar në dhjetë numrin e lojtarëve që luajnë në vendin fqinj.
Jo vetëm kaq, nëse do të flasin për formacionin bazë, pjesë e tyre më e madhe preferohen si titullar nga Sylvinho.
Në këtë Evropian, ashtu si edhe në fazën kualifikuese, Shqipëria do të udhëhiqet nga kapiteni Berat Gjimshiti, një lojtar që është kthyer në simbol edhe në Itali, ku me Atalantën e tij fitoi Europa League, ndërsa humbi një tjetër finale, atë kundër Juves, në Kupën e Italisë. /ZOOM.AL/