zoom

Lajme

EURO 2024/ Italia dhe Spalleti “çlirohen”, Barella do jetë gati për ndeshjen me Shqipërinë

Italia dhe Spalleti “marrin frymë” lirisht. Vijnë konfirmime të rëndësishme në shtëpinë e “Azzurrëve”, në prag të debutimit ndaj kombëtares shqiptare në këtë Evropian.

Sipas mjekëve pranë kombëtares italiane, rezultatet e vizitave të para mjekësore, këtë të shtunë, për mesfushorin Nicolo Barella janë pozitive. Mesfushori i Interit, ka shfaqur progres të dukshëm pas dëmtimit dhe është drejt rekuperimit 100%, për të qenë i gatshëm që në sfidën e parë përballë kombëtares tonë.

E sigurtë është që Luciano Spalletti do ta ketë të gatshëm Barella-n ndaj Shqipërisë, megjithatë i takon trajnerit të “azzurrëve” nëse do të rrezikojë ta aktivizojë Barella-n nga minuta e parë në këtë ndeshje apo jo. /ZOOM.AL/