zoom

Lajme

“Etjenin e gjeta kurban”/ Berisha sulmon maxhorancën: Deputeti i PS shkeli marrëveshjen. Sulmoi SPAK-un pa autorizimin e Edi Ramës

Kreu demokrat Sali Berisha pas zbatimit të masës së sigurisë detyrim paraqitje në SPAK, është shprehur se deputeti i PS-së, Etjen Xhafaj është bërë kurban, pasi sipas tij “e shkeli marrëveshjen sipas të cilës nuk mund të sulmohet Skapin pa autorizimin e Edi Ramës”.

“Tani, çfarë gjeta unë aty.

Aty ish-xhelatin e Sigurimit të Shtetit, Arben Kraja që po merrte një strajcë me pare nga Benet Beci dhe po pinin një kafe shtruar.

Pra, një.

Gjeta kurban Etjenin e Fatmir Xhafës, kurban të marrëveshjes Rama-Dumani. Sepse Etjeni e shkeli marrëveshjen sipas të cilës nuk mund të sulmohet më Skapi pa autorizimin e plotë të Edi Ramës.

Marrëveshja është kufizimi, ndalimi i hetimeve për zyrtarët e lartë.

Dhe pasi dështoi në bashkimin e votave me opozitën, pasi u përpoq të tërheqë opozitën në një akt antikushtetues dhe të papërgjegjshëm, u ul nëpërmjet Ulziut dhe firmosi marrëveshjen.

Etjeni kishte mbetur aty, nuk dilte më nga Skapi”, tha Berisha.

Berisha e cilëson vendosjen e masës ndaj tij një akt të turpshëm politik në të cilin ai thotë se “Prokuroria në kundërshtim me Kushtetutën kërkon t’i ndalojë fjalën e lirë”, ndërsa gjykatësin e krahason me një kukull të partisë që vendos sipas kërkesave të saj./ Zoom.al

Postime të lidhura