zoom

Aktualitet

Etiketimet fyese të Veliajt ndaj Adriana Kalasë/ Reagon Rrjeti i Fuqizimit të Grave: Përmbahuni! S’janë retorikë, nxisin urrejtje!

Rrjeti i Fuqizimit të Grave ka reaguar publikisht pas deklaratave të kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj nga qelia ndaj Kryetares së Gjykatës së Apelimit në PD, Adriana Kalaja.

Përmes një reagimi në faqen zyrtare në Facebook, Rrjeti i Fuqizimit të Grave, dënon ashpër gjuhën denigruese dhe seksiste në diskursin politik dhe mediatik, përdorur nga Veliaj.

Sipas këtij rrjeti, përshkrimet dhe etiketimet fyese nuk janë thjesht retorikë, por nxisin diskriminim, më shumë gjuhë urrjetjeje, si dhe dëmtojnë përpjekjet për një shoqëri të barabartë.

Reagimi

Marrë shkas nga deklaratat e fundit publike ndaj një gruaje, vërejmë sërish përdorim të gjuhës denigruese dhe seksiste në diskursin politik dhe mediatik!

Përshkrimet dhe etiketimet fyese nuk janë thjesht retorikë, por nxisin diskriminim, më shumë gjuhë urrjetjeje (e cila duket se kohëve të fundit nuk po ndalet të gjithë kundër të gjithëve) si dhe dëmtojnë përpjekjet për një shoqëri të barabartë.

Një nga aspektet më shqetësuese të këtij fenomeni është përdorimi i gjuhës diskriminuese kundër grave dhe vajzave, si dhe ndaj grupeve të cenueshme, përfshirë njerëzit interseksualë (hermafroditët).

AËEN dënon çdo formë të gjuhës denigruese veçanërisht kur ajo përdoret për të deligjitimuar gratë dhe vajzat në hapësirat publike.

Ne vijojmë punën dhe u bëjmë thirrje aktorëve publikë e liderëve politikë të mbajnë një gjuhë të dinjitetshme dhe të promovojnë një komunikim të bazuar në respekt dhe barazi.

Postime të lidhura