zoom

Lajme

Etika e mazhorancës përjashton 3 deputetët demokratë. Noka me një muaj, Nallbati 20 ditë…

Mazhoranca rikthen “gijotinën” ndaj kundërshtarëve demokratë.

Etika merr një tjetër vendim me përjashtime deputetësh. Këtë herë janë ndëshkuar tre ligjvënës të Rithemelimit të PD.

Shkak ishin tensionet në Kuvend gjatë seancës së fundit, kur do kalohej edhe ligji i basteve sportive dhe i zonave të mbrojtura.

Përjashtohen nga seancat Flamur Noka, Bledion Nallbati dhe Saimir Korreshi.

Bëhet me dije se Noka është përjashtuar 30 ditë nga seancat plenare, Nallbati me 20 ditë dhe Korreshi me 5.

Edhe më parë deputetët kanë qenë objekt denoncimi nga kolegët e PS dhe ndëshkimi nga Etika. /ZOOM.AL/