Aplikacion
Ai ka thënë se infeksioni ka ardhur nga rënia në kontakt me zonat e kontaminuara me sekrecioni të brejtësve.
“Gjendja e fëmijës është stabile por e rëndë edhe më tutje. Infeksioni ka ardhur nga rënia në kontakt me zona të kontaminuara me sekrecione të brejtësve në radhë të parë. Fëmija ka qëndruar një muaj në Bjeshkët e Deçanit të cilat janë endemike për ethe të minjve”, ka deklaruar ai.
Një vajzë 8 vjeçare është në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të infektimit me ethet e minjve, raporton Gazeta Express.
Kështu ka bërë të ditur u.d i drejtorit të Klinikës Infektive, Arben Vishaj.
Ai ka thënë se infeksioni ka ardhur nga rënia në kontakt me zonat e kontaminuara me sekrecioni të brejtësve.
“Gjendja e fëmijës është stabile por e rëndë edhe më tutje. Infeksioni ka ardhur nga rënia në kontakt me zona të kontaminuara me sekrecione të brejtësve në radhë të parë. Fëmija ka qëndruar një muaj në Bjeshkët e Deçanit të cilat janë endemike për ethe të minjve”, ka deklaruar ai.
Ndërsa, nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik u kanë bërë thirrje prindërve që të kujdesen për fëmijët e tyre, të ruajnë ushqimet nga minjtë e të mos përdorin fruta mali të palara.
Por çfarë duhet të dini për këtë ethet e minjve?
Sëmundja e etheve të minjve është virus i cili përhapet nga ushqimi i cili është prekur nga brejtësit e kontaminuar.
Njerëzit zakonisht infektohen me këto baktere pas kontaktit me brejtësit që mbajnë bakteret.
Një person gjithashtu mund të infektohet përmes konsumimit të ushqimit ose ujit të kontaminuar me urinë dhe jashtëqitje të brejtësve që mbajnë bakteret. Kjo njihet si ethet Haverhill.
Ndërsa, bakteret mund të hyjnë në trup direkt përmes një plage të kafshuar, lëkurës së hapur ose mukozave të tilla si në sy, hundë ose gojë.
Çdo person që bie në kontakt me bakteret që shkaktojnë ethet e minjve është në rrezik të sëmuret me këtë sëmundje.
Nëse virusi nuk diagnostikohet mëherët dhe nuk merr trajtimin e duhur, ai mund të shkaktojë sëmundje të rënda e po ashtu edhe vdekje.
Simptomat dhe shenjat e infektimit me ethet e minjve përfshijnë: Ethe, të vjedha, dhimbje koke, dhimbje të muskujve, dhimbje ose ënjtje të kyçeve, skuqje e simptoma tjera.
Ato zakonisht fillojnë 3 deri në 10 ditë pas kontaktit me bakteret, por mund të shtyhen për 3 javë.
Brenda 2 deri në 4 ditë pas fillimit të etheve, një skuqje mund të shfaqet në duar dhe këmbë. Ky skuqje duket si zona të sheshta, të skuqura me gunga të vogla. Një ose më shumë nyje mund të bëhen të fryra, të kuqe ose të dhimbshme.
Për shkak të etheve të minjve mund të shkaktohen komplikime në mëlçi, mushkri e zemër.
Andaj, për t’u mbrojtur nga ky virus, qytetarët duhet të shmangin kontaktin e drejtpërdrejtë me brejtësit, vendet me infektime të brejtësve ose zona të tjera ku brejtësit mund të jenë të pranishëm.