zoom

Aktualitet

Eskluzive/ Një tjetër zyrtar i PS-së përfundon në pranga, arrestohet ish-nënkryetari i Bashkisë

Arrestohet ish-nënkryetari i Bashkisë së Librazhdit, Andri Çota.

Në shkresën e siguruar nga Zoom.al, Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar që ndaj tij të caktohet masa e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.

Për Andri Çotën ka pasur akuza dhe lajme të shumta në media se ka shpërdoruar detyrën me lejet e ndërtimit, licencat, fondin social 6%, fondin e bursave shkollore, taksat e pronat dhe për abuzime të mëdha financiare, si Administrator i Klub-Futboll “Sopoti”.

Ai akuzohet se ka ndërtuar vilë pa leje me 3 kate brenda oborrit të shkollës në mesme në Librazhd, për të cilën ka tentuar të nxjerrë leje ndërtimi false.

Po ashtu ka denoncime se prej 2 vitesh Andri Çota është administrator pa mandat i klubit “Sopoti”.