zoom

Politikë

“Është nënë”/ Gazetari tregon bisedën me gruan që u filmua me Gjicin: Nuk ishte e mërzitur

Publikimi i video skandalit të ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici duke kryer marrëdhënie seksuale me një grua në zyrën e tij shtetërore, ka sjellë reagime të shumta.

Mediat gjatë ditës së djeshme kanë publikuar foto të gruas që u përfshi në skandalin e Gjicit. Gazetari i Ora News Edison Vatnikaj ka rrëfyer se ka pasur një bisedë telefonike me gruan në fjalë, e cila banon në Durrës dhe është nënë e një djali 12-vjeçar.

Gazetari tha se gruaja nuk është shfaqur e shqetësuar për publikimin e videos, por ka pasur vërejtje për përdorimin politik të rastit. Sipas Vatnikajt, 40-vjeçarja ka theksuar se kishte prej kohësh një marrëdhënie intime me Gjicin.

“I kam shkruar dhe më ka marrë vetë më pas. Nga biseda nuk ishte e shqetësuar, por kishte pak vërejtje përsa i përket komenteve politike. Ajo më tha se me Gjicin ka pasur prej kohësh një raport intim dhe si duket nuk është shqetësuar fare.

E kam pyetur se si është regjistruar video, nuk më ktheu përgjigje por më tha se është shpërndarë nga një person i tretë që mesa kuptova më tha se është një shok. Nga informacionet që kam marrë unë jeton në lagjen 12 të Durrësit. Ka një fëmijë të moshës 12 vjeç. Nuk e di nëse është e martuar apo e divorcuar.

Ajo shtoi se asgjë nga këto nuk është e vërtetë, por e ka kryer marrëdhënien me dëshirë, pasi prej kohësh kishte një lidhje me ish-kryebashkiakun Gjici.

Kam komunikuar me gruan. Biseda është zhvilluar mëngjesin e kësaj të shtune rreth orës 11 e 26 minuta. I kam shkruar dhe më ka marrë vetë mbrapsht në telefon. Ishte duke bërë xhiro me qenin me sa më tha. Nga biseda nuk m’u duk e shqetësuar, megjithë faktin e publikimit të videos.

Kishte vetëm vërejtje për komentet që thonë se është e nxitur, është e SHIK-ut apo është e Berishës, këto komente e shqetësonin më shumë. Ajo më tha që është e drejta e çdokujt të ketë një raport intim. Me zotin Gjici ka pasur prej kohësh një raport intim dhe nuk ishte e shqetësuar fare. E pikëlluar dhe e mërzitur nuk m’u duk, por nga mënyra si tha që nuk mund të ndërhyni në mes të një çifti, si duket mund të ketë qenë shumë e konsoliduar si marrëdhënie”, tha gazetari i Ora News./ Zoom.al