Aplikacion
Sipas familjarëve të gruas, ai grindej çdo ditë me të dhe i kërkonte të dilte nga shtëpia ku jetonte në një dhomë dhe flinte me fëmijët.
I pyetur në polici, ditën kur denoncoi zhdukjen, por edhe më vonë pas gjetjes së trupit të së bijës, Arazi e ka cilësuar bashkëshorten “të sëmurë mendore” dhe sipas tij, gruaja kishte muaj që trajtohej me ilaçe depresioni.
Por kjo dëshmi nuk është verifikuar nga blutë, pasi ende nuk është gjetur ndonjë kartelë e 39-vjeçares apo mjek që t’i ketë lëshuar recetë për këto medikamente.
Duket se gruaja ka qenë e vetme në këtë situatë, pasi dhe pas zhdukjes së saj e vetmja që ka treguar interes ka qenë e motra, ndërsa vëllai dhe të afërmit e tjerë nuk janë interesuar në polici dhe nuk i janë përgjigjur kërkesës për t’u pyetur si persona që kanë dijeni për ngjarjen.
Por ndryshe nga sa pretendon Arazi se e shoqja vuante nga probleme të shëndetit mendor, motra e 39-vjeçares së zhdukur ka deklaruar në policia se Ergys Arazi ka ushtruar dhunë sistematike në familje.
Vetë ai nuk ka pranuar asnjë prej dy veprave penale që rëndojnë mbi të “dhunë në familje” dhe “shkaktim i vetëvrasjes”, duke theksuar se nuk është ai shkaktari i ngjarjes që ka tronditur vendin./ Zoom.al