zoom

Slider

Erzeni “përmbyt” Egnatian, fiton Kukësi, Teuta ndalet nga Kastrioti

Në një ndeshje emocionuese Erzeni arriti të fitoj në stadiumin “Niko Dovana” të qytetit të Durrësit përballë Egnatias, me shifrat 2-1. Me këtë sukses Erzeni ngjitet në vendin e 4-t me 36 pikë në Superiore pas javës së 25-të.

Kahrimanoviç zhbllokoi ndeshjen në minutën e 33’, duke shënuar nga pika e bardhë e penalltisë. 5 minuta më vonë, Nonato dyfishoi shifrat në zhvillimin e një goditje dënimi.

Gjithsesi Egnatia nuk dorëzohet dhe në shtesë riahpi lojën me Duamena, që shënoi pas një goditje këndi.

Emocionet nuk mungojnë as në pjesën e dytë. Në minutën 71’ Nonato niset në një kundërsulm të shpejtë, shmang portierin Sherrin dhe e çon topin në rrjetë.

Por ai sinjalizohet në pozicion jashtë loje dhe gjyqtar anulon golin pas rishikimit të aksionit nga arbitri në dhomën VAR.

Në minutat e fundit është portieri Xhika, që bën heroin duke bërë disa pritje të shkëlqyera për t’i dhënë tri pikët Erzenit.

Në ndeshjet e tjera Kukësi mundi me rezultatin e pastër 2-0 Bylisin në “Kukës Arena” dhe merr tri pikë me vlera për mbijetesën.

Atdhe Rashiti zhbllokoi takimin me finde në minutën e 66’, ndërsa kapiteni Taipi mbylli llogaritë me një gol shumë të bukur nga goditja e dënimit.

Ndërkohë ndeshja mes Kastriotit dhe Teutës zhvilluar në Kamëz u mbyll në barazim 0-0. /zoom.al/