zoom

Politikë

Errësira “pushton” Elbasanin, Boçi: 250 mln lekë tenderuan ndriçuesit! Ku janë?

Nënkryetari i Partisë Demokratike dhe kandidati i opozitës për Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi ka denoncuar abuzimin me tenderat në këtë bashki.

Në postimin e tij në FB, Boçi ka shpërndarë një foto nga bulevardi i Elbasanit i cili ndodhet në errësirë të plotë dhe thekson se bashkia ka tenderuar 250 milionë lekë për blerje ndriçuesish por sërish qyteti është pa drita.

“Bashkia Elbasan kampione në keqmenaxhim dhe abuzim me tenderat! Kjo në foto është panorama e bulevardit kryesor të Elbasanit në mbrëmje! I gjithi në errësirë të plotë!

250 mln lekë ka tenderuar Bashkia e Elbasanit për blerje ndriçuesish! Ku janë?

Kanë skualifikuar të gjithë operatorët e tjerë, për t’ia dhënë të preferuarit të tyre dhe ja ku janë! Errësirë e plotë si vetë Bashkia!

Në 14 maj merr fund kjo keqqverisje 16 vjeçare”, ka shkruar Boçi.