Aplikacion
Jaho bën me dije se arsyeja është pikërisht problemet shëndetësore.
Ajo ka publikuar një njoftim për të gjithë mbështetësit e saj, ku shkruan se mjekët e kanë këshilluar që ajo të tërhiqet nga shfaqja.
“Shpresoj të shërohem së shpejti për angazhimet e mia të ardhshme. Më vjen shumë keq për zhgënjimin…. U uroj të gjithë kolegëve të mi t’u ecë sa më mbarë”, shkruan ajo.
Postimi i plotë i Jahos:
“Të dashur miq, më vjen shumë keq të ndaj se duhet të tërhiqem nga prodhimi i Pagliacci nga ROH. Prej ditësh isha duke bërë prova ndërsa përballesha me disa sfida shëndetësore, por fatkeqësisht situata u përkeqësua. Edhe pse doja të vazhdoja, mjekët më këshilluan të mos e bëj. Shpresoj të shërohem së shpejti për angazhimet e mia të ardhshme. Më vjen shumë keq për zhgënjimin…. U uroj të gjithë kolegëve të mi t’u ecë sa më mbarë. Unë jam shumë mirënjohëse ndaj ROH dhe miqve të mi të mrekullueshëm për mbështetjen e tyre gjatë kësaj kohe dhe mezi pres të kthehem në Londër në të ardhmen… Shumë dashuri, Ermonela”.