zoom

Slider

Erkand Qerimaj dekorohet me titullin e lartë Gjergj Kastriot Skënderbeu

Peshëngritësi Erkand Qerimaj është dekoruar nga presidenti, Ilir Meta me titullin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”. Shtangisti shkodran u shpall kampion Europe në stilin e shkëputjes dhe nënkampion në Lojërat Mesdhetare, zhvilluar këtë vit.

Një ditë shumë e lumtur! Pas shume viteve punë, mund e sakrifica në 20 vjet, me medalje Mesdhetare, Europiane e Botërore, bashkuar me ngritjen dhe nderimin e flamurit kombëtar në arena ndërkombëtare, vjen vlerësimi! Falënderoj Presidentin e Republikës, Ilir Meta, për vlerësimin me dekoratën e lartë ‘Gjergj Kastrioti Skënderbeu’! Jam shumë i nderuar të mbaj këtë dekoratë“, shkruan Qerimaj. /zoom.al/