Aplikacion
Gjatë emisionit “Wake Up”, ajo tregoi se është në fazë njohjeje me dikë, duke shtuar se kërkesë të vetme për të ka që ta bëjë të ridashurohet.
“Jam në një njohje, por kaq mund të them. E di ku është e çuditshmja, se dikur vija me karakteristika fikse, e dua kështu, e dua ashtu. Tani jo, më pëlqen ajo energjia që o ndodh, o nuk ndodh. Nuk kam tashmë një karakteristikë fikse, dua thjeshtë të më bëjë të ridashurohem përsëri. Dua shumë të dashurohem”, u shpreh Erjola Doçi.
Ish-banorja e Big Brother nënvizoi se sot i kanë ndryshuar preferencat, nga “bad boys” pëlqen njerëzit akademikë.