Aplikacion
Është dorëzuar vetëm një ofertë nga firma “QuantX IT Solutions” shpk, prandaj procedura duhej anuluar për mungesë konkurrence.
Pa nevojë konkurrence, pa marrë mundimin të shqyrtojë dokumentet e ofertës së dorëzuar, duke cenuar rregullat kryesore të Prokurimeve Publike, komisioni i Veliajt ia dhuroi këtë tender kompanisë “QuantX IT Solutions” shpk, duke firmosur në fund kontratën 13 milionë lekëshe.
Në treg aparatet fotografik të markave më të mira botërore, Canon apo Nikon me të dhënat që kërkon Bashkia Tiranë, i gjen nga 1 deri 5 mijë mijë euro, madje edhe më lirë.
Më datë 14 nëntor 2024, komisioni i Veliaj ka bërë publike kontratën përfundimtare me fitues “QuantX IT Solutions” shpk, ku shënohet ndër të tjera, se “nuk ka operator të skualifikuar”.
Open Data Albania e ka vlerësuar tenderin me “Flamur të kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit.
“Sa bosh duket klasa pa ty”- Rrëqethin shokët e Martinit, i vendosin lule të bardha mbi tavolinë