zoom

Lajme

Erion Isai jep banesat e strehimit social për punonjësit e bashkisë Kolonjë

Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai, është nën hetim nga SPAK për abuzimet me fondet e rrugëve dhe një rast ujësjellësi për Bashkinë e Kolonjës, madje është thirrur dhe për t’u marrë në pyetje, por kjo gjë nuk e ka ndaluar për skandalin e radhës.

Erion Isai, në listën e re të programit për strehimin social, ka futur si përfitues edhe disa prej vartësve të tij, për t’iu dhënë banesa me lekët e qytetarëve.

Rasti është denoncuar nga avokati Esmerald Xhafa, i cili sipas tij, duke e faktuar dhe me dokumente, një prej përfituesve të banesave është Enea Jorgji, i cili mban postin si drejtor i Ujësjellsit, teksa dhe bashkëshorten e ka sekretare të Këshillit Bashkiak të Kolonjës.

Të pastrehë janë shpallur dhe Petro Kristo, i cili ka pozicionin si drejtor pyjore dhe bashkëshortja e tij që po ashtu punon në Bashkinë e Kolonjës.

Gjithashtu edhe Administratori i Njësisë Administrative të Leskovit, Leonard Konica është shpallur i pastrehë.

Sipas dokumenteve të mëposhtme, emrat tyre janë miratuar si pjesë e listës së personave që përfitojnë programe strehimi social nga kryebashkiaku Erion Isai.

Lista:

Enea Jorgji – drejtor i ujësjellsit.

Bashkëshortja e Eneas është sekretare këshillit bashkiak.

Petro Kristo është drejtor pyjore,bashkëshortja punonjëse në Bashki.

Leonard Konica, Administrator i Njësisë Administrative Leskovik.

Sipas dokumenteve të mëposhtme, emrat tyre janë miratuar si pjesë e listës së personave që përfitojnë programe strehimi social nga kryebashkiaku, Erion Isai.

Postime të lidhura