zoom

Aktualitet

Erion Braçe: Philip Morris po shkel ligjin shqiptar me reklamimin e cigares elektronike Iqos

Deputeti socialist Erion Braçe foli i shqetësuar nga Kuvendi për reklamimin e cigareve elektronike.

Braçe përmendi kompaninë prodhuese të duhanit, Philip Morris si shkelëse të ligjit, pasi reklamon kudo në media pajisjen dhe produktin Iqos, një derivat i duhanit, pa djegie por me nxehtësi.

“Philip Morris po shkel ligjin. Reklama e tyre për cigaren elektronike Iqos është dominante në media. Institucionet nuk po veprojnë. As ministria e Shëndetësisë e as AMA. Po kuptojmë se ligji nuk vleka para parave”, tha deputeti socialist.

Ai bashkë me kolegen e tij Etilda Gjonaj kanë depozituar para pak muajsh disa ndryshime në ligjin e duhanit, ku kërkohej kufizim i reklamimit të duhanit dhe ndalim i produkteve të ngjashme.