zoom

Lajme

Erion Braçe i indinjuar nga arrestimi i Beqajt: Pse merren me vjedhjet e jo me Gërdecin?

Erion Braçe ishte deputeti i parë nga radhët e PS që u pyet nga media mbi arrestimin e ish-Ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

“Me thënë të drejtën kam parë vetëm lajmet e para. Duhet të marr informacion më tepër. Sa kohë që bëhet fjalë për vjedhje duhet të shoh informacion më të zgjeruar për atë që ndodh realisht. Përtej kësaj, reforma në drejtësi për këtë u bë për të mbajtur përgjegjës, siç nuk ka asnjë përgjegjës për 21 janarin, për Gërdecin, për gjëra më të rënda që kanë shënuar historinë e këtij vendi. Në momentin që ka implikime lidhur me fondet buxhetore duhet parë shumë seriozisht gjëja.

Për arrestimin është pyetur edhe ministrja e Shtetit për Parlamentin, Elisa Spiropali.

“Ç’është ky ngut?! Ç’është ky zell!? Ç’është ky ngut për të drejtuar mikrofonat për një çështje që do të gjykohet nga drejtësia?”, tha ajo