Aplikacion
Erdogan tha se ka rënë dakord me homologun malazez, Milo Gjukanovic për një marrëveshje tregtare që kap vlerën e 250 milionë dollarëve.
Pas takimit, Gjukanoviç tha se Turqia e kupton deficitin e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe nevojën për ta kapërcyer këtë deficit përmes proceseve të integrimit evropian dhe euroatlantik.
Për këtë arsye, thotë Gjukanoviç, Turqia këmbëngul në dyer të hapura të NATO-s dhe Bashkimit Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor.