Aplikacion
Erdogan, politikani më i suksesshëm i Turqisë moderne, ka udhëhequr vendin për më shumë se dy dekada.
Një fitues i më shumë se një duzinë zgjedhjesh që nga viti 2002, Erdogan u rizgjodh për një mandat pesë-vjeçar gjatë zgjedhjeve të kontestuara ashpër në maj 2023.
“Kjo është një finale për mua, sipas mandatit të dhënë nga ligji, kjo është zgjedhja ime e fundit,” tha Erdogan. “Rezultati që do të dalë do të jetë transferimi i një trashëgimie te vëllezërit e motrat e mia që do të vijnë pas meje”, citohet të ketë thënë ai nga Anadolu.
Presidenti turk udhëheq Turqinë me dorë të hekurt dhe shpesh ka shfaqur probleme shëndeti gjatë viteve të fundit, për shkak të moshës së thyer dhe ngarkesës së punëve. /ZOOM.AL/