zoom

Politikë

Erdogan i kërkon Ramës “pastrimin” e Shqipërisë nga gylenistët. Turqia njeh patentat shqiptare

Në deklaratën e përbashkët të Kryeministrit Edi Rama dhe presidenti Erdogan u premtua thellimi i bashkëpunimit dhe forcimi i marrëdhënieve mes dy vendeve. Erdogan premtoi se do qëndrojë krah Shqipërisë ndërsa këmbëngul sërish tek ajo që e quan ‘pastrimi i mbetjeve të fundit të organizatës FETO”, të klerikut Fetullah Gylen, të cilën Ankaraja e akuzon për veprimtari terroriste dhe si përgjegjëse të grushtit të dështuar të shtetit në vitin 2016.

“Pjesë e sonë ishte dhe pastrimi i mbetjeve të FETO-s e cila vijon aktivitetet e saj me qëllim për ti hedhur hije marrëdhënieve tona. Ne nuk do ta lejojmë që të arrihet. Edhe autoritetet shqiptare janë të vetëdijshme me këtë. Lufta jonë me këtë strukturë do të vijojë”, tha presidenti turk.

Gjithashtu Erdogan tha se janë të vendosur për të thelluar dhe bashkëpunimin në fushën e industrisë së mbrojtjes dhe ushtarake me Shqipërinë.

Kryeministri Edi Rama nuk ka lënë pa komentuar as njohjen e lejeve shqiptare të drejtimit nga autoritetet turke, vendim i cili do të hyjë në fuqi në fillim të pranverës së këtij viti.

Gjatë konferencës së për shtyp bashkë me presidentin Rexhep Tajip Erdogan, Rama u shpreh falënderues për këtë vendim nga ana e shtetit turk, duke shtuar me nuanca humori se ndihej “i zhgënjyer” që patentat gjermane u njohën para atyre shqiptare.

“Faleminderit për lejet e drejtimit qe juve i miratuat dhe shqiptarët të lëvizini lirisht. Në këtë rast na i miratuat pas Gjermanisë por e mirëkuptoj vonesën”, tha Rama.

Së bashku me Kryeministrin Rama pjesë e delegacionit qeveritar do të jenë dhe  Zv/Kryeministrja, Ministri i Jashtëm Igli Hasani; Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi; Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj; Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu; Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu; si dhe  Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro.

Postime të lidhura